Kryetari amerikan, Joe Biden nënshkruan mënjëherë 3 urdhëra ekzekutiv që prekin vendimet Donald Trumpit

Joe Biden, e ka publikuar një strategji të shumëpritur për të luftuar urrejtjen kundër myslimanëve dhe kundër arabëve

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka publikuar një strategji të shumëpritur për të luftuar urrejtjen kundër myslimanëve dhe kundër arabëve, pas një rritjeje të madhe, qysh prej nisjes së luftës mes Izraelit dhe Hamasi. Hamasi është grup palestinez që udhëheq Gazën, i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Dokumenti prej 64 faqesh është publikuar vetëm disa javë para inaugurimit të presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili pati vendosur ndalesë në udhëtim për banorët e disa shteteve me myslimanë myslimane, përgjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë. Në dokumentin e prezantuar janë vërejtur ngjashmëri me strategjinë për të luftuar antisemitizmin, të përpiluar nga Shtëpia e Bardhë në shtator të vitit 2023. Strategjia është publikuar më shumë se një vit pas vrasjes së djaloshit gjashtëvjeçar Wadea Al-Fajume, i cili është therur me thikë vetëm pse ka qenë palestinezo-amerikan.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar, konkluzionet për procesin e zgjerimit

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar në Bruksel konkluzionet për procesin …