Joe Biden i drejtohet Senatit Amerikan më kërkesën për ta mbështetur më 200 milionë dollarë Kosovën

Kryeshefi ekzekutiv i Fondacionit “Sfidat e Mijëvjeçarit”, Petrit Selimi, ka bërë të ditur se në buxhetin e ri të presidentit amerikan Joe Biden, Kosova do të marrë mbështetje të vazhdueshme financiare nga MCC. Në një postim në Twitter, Selimi ka thënë se në kuadër të kësaj, SHBA-ja do të vazhdojë të zhvillojë synimet duke u përqendruar në diversifikimin e energjisë – futjen e mundshme të gazit në Kosovë. Ndërkaq, sipas një dokumenti të publikuar në media, do të jepen 200 milionë dollarë për shtyerjen përpara të projekteve amerikane në Kosovë. Këto projekte janë paraparë si formë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, thuhet në dokumentin e arsyetimit buxhetor.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …