Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është cituar të ketë deklaruar se NATO-ja nuk do të luftojë kundër Rusisë në Ukrainë, pasi kjo do të çonte në Luftën e Tretë Botërore. “Dua të jem i qartë, ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s me fuqinë e plotë të një NATO-je të bashkuar dhe të mbrojtur mirë”, ka shkruar Biden në një postim të tij “Por ne nuk do të luftojmë kundër Rusisë në Ukrainë”, u shpreh tutje ai. “Një konfrontim i drejtpërdrejtë mes NATO-s dhe Rusisë është Luftë e Tretë Botërore. Diçka që duhet të përpiqemi ta parandalojmë”, ka thënë kryetari amerikanë Xho Biden. Ditë më parë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, kishte deklaruar se nuk duhet të lejuar që pushtimi rus i Ukrainës të kalojë në një luftë midis Aleancës dhe Moskës, duke përjashtuar përsëri një zonë të ndaluar fluturimi mbi qiellin e Ukrainës.
Kontrolloni gjithashtu
Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë
Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …