Joe Biden, ka ftuar përfaqësuesit e 110 shteteve në Samitin virtual për Demokraci, që do të mbajet në dhjetor të këtij viti

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka ftuar rreth 110 shtete në Samitin virtual për Demokraci, që zhvillohet për herë të parë në dhjetor të këtij viti. Në mesin e të ftuarve janë aleatët Perëndimorë, por jo Kina dhe Rusia, sipas një një liste të publikuar në faqen e Departamentit amerikan të Shtetit më 23 nëntor. Kosova, dhe Serbia, fillimisht nuk kanë qenë të ftuara për të marrë pjesë në këtë Samit por ndërkohë, Uashingtoni zyrtar i ka ftuar edhe këto shtete përveç Bosnje-Hercegovinës. Samiti për demokraci do të ketë tri tema kyçe: mbrojtjen kundër autoritarizmit, adresimin dhe luftimin e korrupsionit dhe avancimin e respektimit të të drejtave të njeriut.

Kontrolloni gjithashtu

KDI: Konstituimi i Kuvendit është urgjent – Përgjegjësia kryesore bie mbi Vetëvendosjen

Instituti Demokratik i Kosovës  ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, …