Joe Biden, ka thënë se vetëm Zoti mund ta bindë të heqë dorë nga përpjekja për t’u rizgjedhur kryetar i Amerikës

Kryetari amerikan, Joe Biden, ka thënë se vetëm Zoti  mund ta bindë të heqë dorë nga përpjekja për t’u rizgjedhur. Ai përsëri e cilësoi si “një episod të keq” paraqitjen e tij të dobët në debatin presidencial kundër rivalit të tij republikan, Donald Trump, më 27 qershor në CNN. “Nuk ka tregues për ndonjë sëmundje serioze. Isha i dërrmuar. Nuk ua vura veshin instinkteve të mia në lidhje përgatitjet… ishte një natë e keqe”, tha Biden, 81 vjeç. Në fillim të kësaj jave, një sondazh gjeti se një në tre demokratë mendon se Biden duhet t’i japë fund garës së tij për rizgjedhje, pas debatit të javës së kaluar me kundërkandidatin republikan, Donald Trump.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …