Joe Biden i ka informuar disa figura të larta demokrate se ka vendosur të garojë për kryetar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 2020, kundër Donald Trumpit. Ish-nënpresidenti amerikan madje e ka caktuar të martën si ditë të mundshme të shpalljes zyrtare të kandidaturës. Edhe vëllai i vogël i Joe Bidenit, Frank, ka thënë për Palm Beach Post se pret që ai të kandidojë për president. “Ai edhe mund të më befasojë”, ka thënë Frank Biden. “Por, unë e di se familja i qëndron 100 për qind prapa”, ka shtuar ai. Në një intervistë në natën e së shtunës në Fox News, presidenti aktual amerikan, Donald Trump, ka thënë se nuk i bën përshtypje ky lajm. “Shumë njerëz thonë se Biden gëzon mbështetje të mirë, por, e dini, ai gjithmonë është te 1 përqindësh”, është shprehur Trump.“Ai ka garuar dy apo tre herë, dhe kurrë s’e ka kaluar 1 përqindëshin. Më pas erdhi Barack Obama dhe e nxori nga lloçi, dhe ai u bë nënpresident, dhe tani po udhëheqka”, ka shtuar Trump.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …