Joe Biden konfirmoi rëndësinë e Turqisë si një aleate e rëndësishme në NATO në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kryetari amerikan, Joe Biden, citohet t i ketë thënë kryetarit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan  se Shtetet e Bashkuara dhe Turqia duhet t’i menaxhojnë më mirë mosmarrëveshjet. Partneriteti mes dy vendeve anëtare të NATO-s u vu në provë nga kërcënimi i Turqisë për të dëbuar të dërguarin amerikan dhe nga blerja prej saj e një sistemi raketash ruse. “Duam të zhvillojmë një dialog të mirë”, tha Biden.  kur dy udhëheqësit dolën para gazetarëve përpara bisedimeve me dyer të mbyllura. Në takim, Joe Biden konfirmoi rëndësinë e Turqisë si një aleate e rëndësishme në NATO dhe në partneritetin me Shtetet e Bashkuara, por i ngriti shqetësimin për sistemin e raketave ruse S-400, thuhet në një deklaratë të qarkulluar nga Shtëpia e Bardhë. Presidenti turk e ka lënë të hapur mundësinë për blerjen e sistemi të dytë raketash ruse, me gjithë kundërshtitë që shkaktoi marrëveshja e vitit 2017 për blerjen e raketave të para. Roli i Turqisë si një vend anëtar i NATO-s është vendosur në epiqendër të vëmendjes gjatë javëve të fundit.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …