Administrata e kryetarit amerikan, Joe Biden, ka marrë qëndrim zyrtar lidhur me krimet që ka kryer ushtria e Mianmarit, kundër pakicës etnike myslimane, rohinja, duke saktësuar se veprimet e tilla përbëjnë gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, thanë zyrtarët amerikanë për Agjencinë Rojter. Ata shtuan se Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken do të shpallë vendimin të hënën, në Uashington, në Muzeun Përkujtimor të Holokaustit, i cili aktualisht ka hapur një ekspozitë mbi gjendjen e rëndë të Rohinjasve. Reuters raporton se forcat e armatosura të Mianmarit, në vitin 2017 nisën një operacion, masiv, ushtarak që detyroi të paktën 730 mijë myslimanë Rohinjas të linin shtëpitë e tyre dhe të shkonin në Bangladeshin fqinj. Aty janë përballur me vrasje, përdhunime masive dhe zjarrvënie, derisa në vitin 2021 pushtetin në atë vend e ka marrë ushtria e Mianmarit. Zyrtarët dhe avokatët amerikanë edhe më herë kanë mbledhur prova në një përpjekje për të zbuluar seriozitetin e krimeve kundër popullatës myslimane, por ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo kishte refuzuar të merrte një vendim të prerë lidhur me ato krime. (Al-Xhazira RKL)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …