Kryetari i zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka vendosur një objektiv që të sigurojë 100 milionë vaksina kundër COVID-19 në 100 ditët e tij të para, në detyrë. Ai tha se ditët e tij të para prej kur do ta marrë presidencën nuk do ta ndalin përhapjen e koronavirusit, por mund ta ndryshojnë trendin kursin e tij dhe jetën. “Cilado qofshin politikat, ose bindjet tua, mbajeni maskën 100 ditë”, ka thënë Biden derisa e ka prezantuan ekipin e tij të mjekëve për kohën kur do ta marrë pozitën më 20 janar. Gjatë të martës një raport hapi rrugën që vaksina e Pfizer/BioNTech të aprovohet dhe të nisë vaksinimi masiv për amerikanët. Ndërkohë, Trump mori pjesë në një samit të programit të tij të vaksinimit për COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë ku e përshëndeti miratimin e shumëpritur të vaksinave.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Humolli: Kurti ka ndryshuar qëndrimet, si kryeministër nuk e mbështet bashkimin kombëtar
Deputeti i pavarur Fatmir Humolli, dikur pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka vënë në dukje evolucionin …