Joe Biden, kryetar i SHBA-së, e ka nënshkruar vazhdimin e urdhrit ekzekutiv për emergjencën kombëtare, që lidhet me Ballkanin Perëndimor. Një gjë e tillë, është politikë e SHBA-së në përputhje me aktin ndërkombëtar të fuqive ekonomike emergjente, që për herë të parë ishte nënshkruar më 2001. Urdhri përfshinë sanksione ndaj personave që ndihmojnë, sponsorizojnë ose mbështesin dhunën ekstremiste në regjionin e Ballkanit Perëndimor.“Më 8 qershor 2021, nënshkrova Urdhrin Ekzekutiv 14033, i cili zgjeroi fushën e emergjencës kombëtare të shpallur në Urdhrin Ekzekutiv 13219, të ndryshuar, duke konstatuar se situata në territorin e ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe Republikës së Shqipërisë (Ballkani Perëndimor), gjatë dy dekadave të fundit, duke përfshirë minimin e marrëveshjeve dhe institucioneve të pasluftës pas shpërbërjes së ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si dhe korrupsionit të përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor, pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, dhe në këtë mënyrë përbën një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Amerikës”, thuhet në Urdhrin Ekzekutiv .
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …