Kryetari i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden i tha kryeministrit izraelit Naftali Bennett se në raport me Iranin ai e ka vënë “diplomacinë në rend të parë” në përpjekjen për të frenuar programin bërthamor të Iranit, por nëse negociatat dështojnë, ai do të ishte i përgatitur t’i drejtohej opsioneve të tjera. Biden dhe Bennett mbajtën takimin e tyre të parë në Shtëpinë e Bardhë. Takimi ishte planifikuar për të enjten (26 gusht) mirëpo ai u shty për të premten për shkak të situatës në Kabul të Afganistanit dhe sulmit vetëvrasës nga militantët e grupit ekstremist Shteti Islamik që la të vdekur mbi 100 persona përfshirë 13 amerikanë. Biden tha se ai dhe Bennett diskutuan “kërcënimin nga Irani dhe angazhimin për të siguruar që Irani të mos zhvillojë kurrë një armë bërthamore”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …