Rreziku i një lufte bërthamor është në nivelin e tij më të lartë që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962, ka thënë presidenti amerikan Joe Biden. Ai ka saktësuar se kryetari i Rusisë, Vladimir Putin nuk po bënte shaka kur foli për përdorimin e armëve taktike bërthamore pasi ka pësuar pengesa në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara po përpiqeshin të kuptonin mënyrën e daljes së Putinit nga lufta, shtoi ai. Amerika dhe BE kanë thënë më parë se sulmi bërthamor i Putinit duhet të merret seriozisht. Megjithatë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Xhek Sallivan, ka deklaruar javën e kaluar se, pavarësisht nga sugjerimet bërthamore të Moskës, Amerika nuk kishte parë asnjë shenjë se Rusia po përgatitej së shpejti të përdorte një armë bërthamore. Duke folur në një ngjarje private për mbledhjen e fondeve, Biden tha se lideri rus “nuk po bënte shaka” kur foli për përdorimin e armëve taktike bërthamore, biologjike ose kimike “sepse ushtria e tij, mund të thuash, është shumë e dobët”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …