Joe Biden, nënshkruan vazhdimin e Urdhrit Ekzekutiv për emergjencën kombëtare, që lidhet me Ballkanin Perëndimor

Joe Biden u bëri thirrje aleatëve të Ukrainës,  që të vazhdojnë ta mbështesin, në luftë kundër Rusisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u takua me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Berlin, para se të mbajë bisedime të përbashkëta për Ukrainën me udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë, derisa Rusia vazhdoi sulmet ndaj qyteteve dhe infrastrukturës ukrainase. Më 18 tetor, Moska kreu njërin prej sulmeve më masive me dronë kundër Ukrainës. Vizita e Bidenit në Gjermani vjen një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ua prezantojë udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe zyrtarëve të lartë të NATO-s një sërë masash për të cilat tha se do të ndihmonin vendin e tij t’i japë fund pushtimit 31-mujor nga Rusia. Biden u bëri thirrje aleatëve të Ukrainës që të vazhdojnë të jenë të vendosur dhe të mbështesin Kievin. Ai lavdëroi Scholzin për mbështetjen që i jep Kievit, por po ashtu mirëpriti shpenzimet prej 2 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm për mbrojtje, ashtu siç kërkohet nga shtetet e NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Evropian

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …