Zëvendës-kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, gjatë qëndrimit në Beograd u ka kërkuar falje familjeve që humbën të afërmit e tyre gjatë luftërave në Ballkan, përfshirë edhe viktimat e bombardimeve të NATO-s, në Serbi. Si senator, Biden ishte përkrahës i bombardimeve të NATO-s në Serbi gjatë viteve ’90. Ai më parë kishte thënë se puna e tij për t’i dhënë fund luftërave në ish-Jugosllavi ishte njëri ndër “momentet më krenare” të karrierës së tij politike. Bombardimet në vitin 1999 në Serbi i dhanë fund luftës në Kosovë ndërsa Biden gjatë takimit me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq u kërkoi falje familjeve të viktimave.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …