Joern Rohde: Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, por brenda BE nuk ka pajtim për këtë çështje

Joern Rohde: Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, por brenda BE nuk ka pajtim për këtë çështje

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde,  ka folur edhe për çështjet me të cilat përballet vendi ynë. Ai siguroi mbështetjen ndaj qeverisë Kurti, ndërsa theksoi se ajo duhet të bëjë hapa konkretë sa i përket çështjes së dialogut me Serbinë dhe të mos mbetet vetëm në kuadrin e deklaratave. “Mendoj se Përfaqësuesi Special Lajçak po bën ç’është e mundur për të ndërmjetësuar një marrëveshje dhe ne u kërkojmë të dyja palëve të ulen në tavolinë, të përpiqen të gjejnë një kompromis, sepse në fund të fundit, qytetarët duan rezultate. Kjo është edhe arsyeja pse u zgjodh kjo qeveri, për rezultate, jo deklarata”, u shpreh diplomati gjerman. Ai tha se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, por brenda BE nuk ka pajtim  për këtë çështje.  Edhe Komisioni Evropian e di që Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme. Është mirë që qeveria tani është angazhuar edhe me shtetet skeptike dhe mendoj se do të vijë. Ka zgjedhje në disa shtete evropiane dhe unë mbetem optimist”, tha ambasadori Rohde.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …