Johan Norberg, producent, ekonomist dhe historian i njohur suedez, mbështetës i globalizmit kapitalist, ka deklaruar për Al-Xhazira se, Liria e tregut dhe globalizimi janë nën kërcënim, dhe kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme, sepse nga kjo varet progresi ynë. Nga ana tjetër, kjo pandemi më bëri më optimist, sepse tregoi se sa e përparuar ka qenë shkenca dhe teknologjia me këtë rast. Imagjinoni po të ishim përballur me këtë pandemi në vitin 1990? As ne nuk do të ishim në gjendje të lexonim gjenomin e virusit dhe nuk do të kishim një internet të përhapur për komunikim, as një ekonomi dixhitale të hapur. Ne nuk do të kishim as respiratorë. Njerëzimit iu deshën rreth 3. 000 vjet për të zhvilluar vaksina kundër lisë dhe poliomelitit. Këtë herë na u deshën tre muaj. Dhe kjo ndodhi falë dy mjekëve emigrantë turq në Gjermani, të cilët zhvilluan bioteknologjinë e përdorur nga kompanitë shumëkombëshe amerikane, e cila përshpejtoi procesin e testimit të njëkohshëm në shumë vende. Njerëzit kanë thënë se kjo pandemi do të vrasë kapitalizmin dhe globalizimin, por duket se më në fund kapitalizmi dhe globalizimi do të vrasin pandeminë, ka thënë mes tjerash, Johan Norberg. (Al-Xhazira)
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …