Pas takimeve që pati me liderët në Maqedoni, euro-komisionari për zgjerim në BE, Johanes Hahn ka komentuar të gjitha takimet dhe ka dhënë vlerësimin e tij lidhur me situatën politike në Maqedoni. Partitë politike duhet të vazhdojnë bisedimet për qeverinë e re dhe ndërkohë duhet të demonstrojnë pjekuri demokratike dhe të ofrojnë programe të bazuara në Marrëveshjen e Përzhinos, ku shihet qartë edhe orientimi kah perspektiva euroatlantike. Nëse kjo do të ndodh në të ardhmen e afërt unë jam i bindur se ky shtet ka të ardhme të mirë, ka thënë Hahn. Ai ka vlerësuar lartë takimet me kryetarët e partive politike në Maqedoni duke thënë se është optimist dhe se ky optimizëm vjen nga takimet me liderët politik. Bashkimi Evropian do të bëjë gjithçka për të ndihmuar vendin dhe lidershipin e këtij vendi, deklaroi euro-komisari Hahn.
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …