Komisari evropian për Zgjerim, Johanes Hahn, të enjten i ftoj vendet e Ballkanit që të bashkëpunojnë në mënyrë të ndërsjellët në formimin e një tregu të përbashkët. “Tash është koha e duhur që rajoni të marrë rolin e liderit, të tejkalohen problemet, të cilat ndikojnë në situatën e brendshme në disa vende dhe të mos humbin raste të tilla për një bashkëpunim të fuqishëm. Rajoni e ka rastin që të shfrytëzoj momentin kur do të kemi porosi pozitive ose thjesht do të mbyllen dyert për shkak të porosive të këqija, por nuk duhet të luajmë me zjarrin, për këtë jemi të vetëdijshëm të gjithë”, theksoi ai. Gjithashtu i përgëzoj kryeministrat e rajonit për angazhimin politik që sot të mblidhen në Sarajevë dhe të dalin me një deklaratë të përbashkët.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …