Johannes Madsen nga Zyra e Bashkimit Evropian, në Prishtinë, ka deklaruar se Kosova ka plotësuar kriteret për heqjen e vizave që në vitin 2018. Ai në tryezën me temën: “Agjenda Evropiane 2022”, organizuar nga Komisioni për Integrim Evropian, duke folur për Raportin për Kosovën, ka thënë se ky vend ka bërë progres në funksionimin e gjyqësorit. “Procesi i zgjerimit të BE-së duhet të jetë në krye të agjendës së liderëve Evropianë. Raporti mbulon periudhën nga viti 2021-2022 dhe fokusohet në fakte, shohim edhe progres të jashtëzakonshëm që kanë ndodhur jashtë kësaj kornize ju keni merita për progresin”. Para se të diskutojmë për gjërat specifike duhet të them që raporti kujton propozimin për heqjen e vizave dhe kjo ende nuk është zgjidhur dhe nga viti 2018 e kemi vlerësimin që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave. Në sundimin e ligjit Kosova ka bërë progres në funksionimin e gjyqësorit dhe krimit të organizuar dhe rasteve korruptive”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …