Deklarata e këshilltarit të presidentit amerikan John Bolton është pritur me miratim e entuziazëm në Serbi

John Bolton, në një intervistë për Panoramën nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të idesë së shkëmbimit të territoreve

Ish-këshilltari për Siguri Kombëtar i presidentit amerikan Donald Trump gjatë mandatit të parë në Shtëpi të Bardhë, John Bolton, në një intervistë për Panorama nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të idesë së shkëmbimit të territoreve. Bolton tutje ka thënë se stabiliteti në Ballkan dhe zgjidhja e problemit mes Kosovës dhe Serbisë është shumë i rëndësishëm për shumë arsye dhe një ndër to është minimizimi i shanseve të ndikimit të Rusisë në rajon.   “Kjo është e mundshme. Besoj se stabiliteti në Ballkan dhe zgjidhja e këtij konflikti të gjatë politik është i rëndësishëm për shumë arsye. Një prej tyre është minimizimi i shanseve të Rusisë që të shkaktojë probleme në Ballkan. Nëse shikon çfarë po ndodh në Moldavi ose në raundin e parë të zgjedhjeve për president në Rumani, mendoj se ndërhyja ruse është qartësisht e pranishme”, ka thënë Bolton. Kur ka folur për gjetjen e një zgjidhjeje, Bolton ka përdorur si krahasim çështjen e emrit të Maqedonisë , duke thënë se ishte një zgjidhje e mirë për të gjithë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Francesca Albanese hodhi poshtë pretendimet e Francës për imunitet, në urdhër-arrestet kundër Benjamin Netanyahut

Raportuesja e posaçme e OKB-së për Palestinën, Francesca Albanese hodhi poshtë pretendimet e Francës për …