John Bolton

John Bolton parashikon kthimin e opsionit për shkëmbim territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare amerikane, John Bolton, kishte  paralajmëruar se mund të rikthehet ideja për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nëse Donald Trump fiton zgjedhjet e 5 nëntorit dhe kthehet në pushtet. Bolton ka treguar se këtë opsion e kishte diskutuar fillimisht me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, dhe më pas e kishte prezantuar tek liderët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq. Ai theksoi se, sipas tij, ky mund të ishte një hap në interes të stabilitetit të Ballkanit dhe një zgjidhje për konfliktet e pazgjidhura mes dy shteteve. Në një periudhë ku Rusia paraqet kërcënim për rajonin, Bolton ka inkurajuar Kosovën dhe Serbinë të tregojnë guxim për të arritur kompromise dhe marrëveshje për një të ardhme më të sigurt, duke theksuar se nuk mund të pritet vetëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të zgjidhur problemet.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja, ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025

AAK-ja, ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit …