John Harrison

Jon Harrison: Ti “veterani” i Qeverisë merre atë benefecion, që nuk të takon por kurrë nuk do të jesh veteran

Luftëtari i UÇK-së nga Britani e Madhe, Jon Harrison ka reaguar lidhur debatit të fundit rreth listës së veteranëve. Ai në një postim në profilin e vet në “Facebook”, ka thënë se veteranit të vërtetë kur bie shi, i kujtohen ditët në frontin e luftës me shi dhe se veterani i vërtetë ende i ndjen plagët e luftës.

Veteran i Qeverisë

Ti kurrë ski me qenë Veteran , 180€ e një kartelë kurrë nuk do të bëhesh veteran.

Ti nuk e din çka është me qenë veteran. Veterani i vërtetë kur bie shi i kujtohen ditët në frontin e luftës me shi, kur bie bore i kujtohen netët në istikamet , kur është nxehtë i kujtohen ditët e nxehta në frontet e luftës

Veterani i vërtetë kur e sheh bukën i kujtohen ditët e javët pa bukë në frontet e luftës.

Veterani i vërtetë kur dëgjon natën ndonjë krismë i del gjumi menjëherë dhe e kapin ankthet e luftës, e i kujtohen granatimet e gjata e netët pa gjumë. Veterani i vërtetë ka ankthe , kalon net pa gjumë, ec rrugëve e mendjen e ka tek lufta.

Veterani i vërtetë ka dhimbje ende nga plagët e luftës.

Por veterani i vërtetë gjithmonë është dikush që e ndalë në rrugë e kujton dhe e falënderon .

Ti merre at benefecion që nuk të takon por kurrë nuk do të jesh veteran. Ti veteran i rrejshëm kurrë nuk mund të më shikosh në sy. Gjithmonë ki mu skuq para meje .

Tash mos ma bo like veteran i rrejshëm po me ditë 24 shko merri paret para Bankomatit.

Ajo se cfare Qeveria po harron eshte kjo:

Po mos te ishim ne ne lloq, ne shi dhe ne diell,

Keta te ashtuquajtun politikan do te ishin askushi,

Keta te ashtuquajtun qeveritare do te ishin askund,

Keta te ashtuquajtun lider do te ishin asgje.

Dhe keshtu eshte si na trajtojne neve, Kosovaret e ndershem dhe te huajte e dedikuar te cilet i dhane ketyre kete pozite.

Kete pozite keta e abuzojne duke i mbushur xhepat me parate tona.

Zoti e ruajte Kosoven, sepse keta ne fuqi nuk do ta bejne.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …