Dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Speciale, Miro Jukiq në gjykimin kundër Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, është cituar të ketë deklaruar se pas rrjedhjes së dokumenteve ka kontaktuar me dëshmitarë që sipas tij ishin të frikësuar. Gjatë dëshmisë së tij, ka thënë se pas secilës bisedë e ka përpiluar edhe notën zyrtare, por për ato janë gjetur mospërputhje ne data. Pyetjet e mbrojtjes së Gucatit, Jonathan Elystan Rees kanë qenë lidhur me këtë çështje dhe ai ka vënë në dyshim deklaratat e dëshmitarit duke thënë se ai po sajon rrëfime në mënyrë që të shpjegojë mospërputhjen me data. Dëshmitari, Miro Jukiq ka thënë se udhëheqës i ekipit për siguri dhe trajtim të dëshmitarëve deri në dhjetor të vitit 2020 ishte Martin Godman. I pyetur pse nuk janë regjistruar në sistem notat zyrtare menjëherë pasi kanë kontaktuar dëshmitarët, Jukiq ka thënë se disa i ka regjistruar më vonë për shkak se ka menduar që të njëjtat i ka vënë në sistem shefi i tij, e në disa raste ka shtuar se nuk ka mundur të dalë në zyrë për shkak të pandemisë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …