leoni

Jonathan Hargreaves, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Qeverisë së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Qeverisë së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë në kuadër të dialogut me Serbinë, për të mundësuar heqjen e masave të vendosura nga Bashkimi Evropian. Ai  ka deklaruar se Kosova duhet të vazhdojë të përmbushë obligimet e saj në kuadër të dialogut, përfshirë zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. “Ne nuk jemi pjesë e BE-së dhe nuk mund të flasim në emër të tyre për mënyrën se si do të duhej të hiqeshin këto masa, por ajo që dimë është se do të bashkëpunojmë ngushtë me Kosovën dhe do ta inkurajojmë të jetë sa më konstruktive në dialog me Serbinë. Kjo është rruga më e mirë për të siguruar që masat të hiqen dhe vendet anëtare të BE-së të mirëpresin hapat pozitivë të Kosovës,” tha ambasadori.

Kontrolloni gjithashtu

Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë thellojnë bashkëpunimin për sigurinë dhe luftën kundër trafiqeve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, u prit në Tiranë nga …