Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar të Kosovës Lindore, Jonuz Musliu pranon idenë e këmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, por me kushtet që tri komunat shqiptare t’i bashkohet Kosovës me Korridorin e 10-të dhe qasjen në hekurudhë. Serbisë t’i jepet një pjesë e veriut pa Ujmanin dhe Mitrovicën e veriut. Gjendjen e shqiptarëve në tri komunat shqiptare e vlerëson tejet të vështirë, pasi veç spastrimeve etnike që ka bërë dhe është duke bërë vazhdimisht, Serbia është duke u përgatit edhe për një luftë, sepse ka filluar pozicionimin e ushtrisë në pikat strategjike, pranë kufirit me Kosovën. Deri sa Serbia vazhdon spastrimin dhe përgatitjet për luftë, Kosova dhe Shqipëria kanë lënë nën mëshirë të fatit shqiptarët e kësaj ane duke mos u ndalur në ndihmë në asnjë moment.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …