Joern Rohde: Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, por brenda BE nuk ka pajtim për këtë çështje

Jorn Rohde: Arritja e marrëveshjes për implementimin e planit evropian me Serbinë është esenciale për Kosovën në ecjen e rrugës drejt BE-së

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë,  Jorn Rohde, ka thënë se arritja e marrëveshjes për implementimit të planit evropian me Serbinë është esenciale për Kosovën në ecjen e rrugës drejt Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se plani franko-gjerman e ka mbështetjen e plotë edhe të Parlamentit Evropian. Marrëveshja për zbatimin e aneksit nga Kosova dhe Serbia më 18 mars në Ohër është thelbësore për të ecur përpara në rrugën evropiane, ka shkruar Rohde. Më 18 mars në Ohër, do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Aty mbetet të shihet nëse do të ketë marrëveshje rreth zbatimit të propozimit të planit franko-gjerman.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …