Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka vlerësuar se është me rëndësi që Kosova të ketë qeveri me shumicë të qëndrueshme. Ai ka shtuar më tutje se po ashtu është me shumë rëndësi që të respektohen Gjykata Kushtetuese. “Shpresojmë të formojmë një qeveri deri javën e ardhshme. Dhe mendoj se është e vetëkuptueshme, e përmenda edhe në një intervistë javën e kaluar, që, e dini, veçanërisht në këto kohë të paqëndrueshme gjeopolitike, ajo që është në interes të vendeve dhe të popujve është të kenë qeveri të qëndrueshme” ka thënë mes tjerash për Ekonomia Online, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde. Ai ka shtuar mes tjerash se Kosova tani ka nevojë për patriotizëm kushtetues. “Demokracia kushtetuese mund të lulëzojë vetëm nëse respektohen rregullat e lojës. Dhe Gjykata Kushtetuese është aty për t’u siguruar që rregullat e lojës të respektohen”.
