Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Jorn Rohde, e ka konsideruar shumë shqetësues faktin që Lista Serbe nuk i ka dënuar djegiet e veturave të qytetarëve serbë në veri, të cilët i kanë regjistruar ato me targa RKS. Ai ka potencuar se të gjithë duhet të jemi bashkë për të dënuar praktikën e tillë. “Pse? Shumë shqetësues fakti që Lista Serbe sërish nuk i ka dënuar zjarrvënie në automjetet e qytetarëve. Të gjithë duhet të jenë të bashkuar për ta dënuar këtë praktikë”, ka shkruar Rohde. Ditëve të fundit në veri të vendit janë djegur vetura të qytetarëve serbë të cilët i kanë regjistruar ato me targa RKS. Ndërsa Policia është sulmuar me mjet shpërthyes në veri.
