Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Jorn Rohde: Gjermania mbështet plotësisht deklaratat e z. Boris Ruge dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, iu ka dhënë  mbështetje të plotë deklaratave të ndihmës-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, gjatë vizitës së tij në Kosovë. Rohde ka theksuar angazhimin e vazhdueshëm të Gjermanisë për mbështetje të KFOR-it që nga krijimi i tij, duke e vlerësuar këtë si një faktor kyç për sigurimin e stabilitetit në Kosovë dhe në të gjithë rajonin. Ai ka theksuar se stabiliteti i arritur në rajon nuk duhet të vihet në rrezik nga mungesa e dialogut apo veprime të pakoordinuara. Në këtë kontekst, ambasadori ka shpërndarë deklaratën e z. Ruge në të cilën, ka theksuar se çështja e Urës së Ibrit duhet të zgjidhet përmes dialogut. Rohde ka nënvizuar se Gjermania është e përkushtuar në ruajtjen e këtij stabiliteti dhe në mbështetje të përpjekjeve për zgjidhjen e çështjeve të ndjeshme në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …