Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se Gjermania mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, por theksoi se vendi duhet të ndërmarrë hapa të besueshëm për të siguruar mbështetjen e nevojshme. “Gjermania dëshiron të shohë Kosovën në KiE, por është e rëndësishme që Kosova të bëjë lëvizjet e duhura për të fituar mbështetjen e nevojshme. Topi është në fushën e Kosovës,” tha Rohde. Ai theksoi se raporti i raportueses për Kosovën në KiE, Dora Bakoyannis, përmban rekomandime që duhet ndjekur për të arritur shumicën e 2/3. Rohde shtoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë nuk varen nga një çështje e vetme dhe se është thelbësore që Kosova të ndjekë këshillat e ofruara për të përparuar në procesin e anëtarësimit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …