leoni

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka deklaruar se vendi i tij fatkeqësisht ka ulur bashkëpunimin me Kosovën në disa sektorë. Kështu

Jorn Rohde, mirëpriti vendimin e Këshillit të Evropës që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare kërkesën për anëtarësimin e Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mirëpritur vendimin e Komitetit Ministror të Këshillit të Evropës që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovë. Ai ka thënë se ky votim e sjell vendin sërish më pranë familjes evropiane. Me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se ky votim e sjell vendin sërish më pranë familjes evropiane. Pas vendimit të javës së kaluar për vizat, votimi i sotëm KiE për përcjelljen e aplikacionit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e sjell vendin sërish më afër familjes evropiane. Gjermania dha mbështetje të plotë në këtë hap. Urimet e mia për të gjithë kosovarët! Vazhdimi i zbatimit të Ohrit duke përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe është vendimtar për të ecur përpara!”, ka shkruar Rohde.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …