Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde është shprehur i shqetësuar lidhur me planet për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, kriminelit fashist, të cilën Ministria e Kulturës e Qeverisë Kurti e konsideron si një prej objekteve më të veçanta të trashëgimisë kulturore në Mitrovicë, “Kjo është kultura e kujtesës në mënyrën e gabuar!”, ka shkruar ambasadori gjerman, duke bërë thirrje që të mos shtrembërohet e vërteta në lidhje me Holokaustin. Ndihem shumë i shqetësuar për planet e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës, një bashkëpunëtor protagonist i njohur, nazist famëkeq. S’ka zbardhje të historisë! Mos e shtrembëroni të vërtetën në lidhje me Holokaustin ose krimet e luftës të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët vendas. Kultura e kujtesës dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore duhet të merren si mundësi për t’u marrë me të kaluarën në një mënyrë të hapur dhe të vërtetë, ka saktësuar me këtë rast ambasadori gjerman, Jorn Rohde.
