Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është cituar të ketë deklaruar se nuk ka rrezik për luftë mes Kosovës dhe Serbisë, duke komentuar deklaratat e kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Ai gjithashtu tha se nuk ka rrezik për një Republika Sprska brenda Kosovës. Ambasadori Rohde a thënë se kjo është një retorikë që po i ngrit emocionet dhe po i rritë tensionet, por që një gjë e tillë asnjëherë nuk ndihmon. Kosova ka prezencë të trupave të KFOR-it për më shumë se 22 vjet, dhe NATO ofron siguri për vendin. Janë 27 shtete këtu që kontribuojnë për stabilitet Kosovë”, tha Rohde. Ajo çfarë shoh unë janë përpjekjet që vijnë nga Rusia për ta destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor. Rusia synon që ta ngadalësojë procesin e integrimeve për këto vende. Palët duhet ta kuptojë që rruga për në Evropë arrihet vetëm përmes bashkëpunimit dhe jo përmes konfrontimit, saktësoi Rohde.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …