Joern Rohde: Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, por brenda BE nuk ka pajtim për këtë çështje

Jorn Rohde: Pajtohem plotësisht me thirrjen e amerikanëve që Kosova ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Ambasadori i Gjermanisë  në Prishtinë, Jorn Rohde, ka thënë se pajtohet plotësisht me thirrjen e amerikanëve që Kosova ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe emisari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë publikuar të hënën një opinion të përbashkët me thirrjen për t’u formuar menjëherë ky asociacion. Pajtohem plotësisht: Më 27 qershor, 2013, Kosova u zotua që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai është vonuar dhe do të çojë para bisedimet për normalizim”, ka shkruar Rohde në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …