Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Jorn Rohde ka thënë se përparimi i mëtejshëm në dialog është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë drejt Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se dialogu a sjellë rezultate konkrete. “Që nga viti 2011, më shumë se 30 marrëveshje janë arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe shumë prej tyre janë zbatuar gjithashtu. Përparimi i mëtejshëm në dialog është e vetmja rrugë përpara drejt rrugës së ardhshme të Kosovës dhe Serbisë drejt Bashkimit Evropian. Kjo u bë e qartë edhe nga Këshilli Evropian në takimin e tij më 17 dhjetor 2024, nga presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, komisionarja e re e zgjerimit Marta Kos si dhe nga përfaqësuesja e re e lartë, Kaja Kallas”, ka deklaruar mes tjerash gjatë intervistës për Kosovapres, ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Jorn Rohde. Ai ka shtuar më tutje se u takon shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të ftojnë Komisionin e BE-së që të përpunojë më tej kërkesën për anëtarësim të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza: Le të punojmë për një Kosovë që përmbush premtimin e historisë sonë dhe potencialin e së ardhmes
Kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër të vendit, Bedri Hamza ka …