Në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë është diskutuar për masat e BE-së ndaj Kosovës dhe Këshillin e Evropës

Jorn Rohde, shpreh zhgënjim për masat ndaj Kosovës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur zhgënjimin e tij lidhur me masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian, vazhdon t’i mbajë në fuqi ndaj Kosovës. Rohde ka theksuar se është e domosdoshme që këto masa të hiqen sa më shpejt. Ai theksoi se Gjermania ka qenë gjithmonë në mbështetje të heqjes së menjëhershme të masave dhe se shumica e vendeve të BE-së mbështesin këtë qëndrim. “Për masat, mund të përsëris vetëm se Gjermania avokon vazhdimisht heqjen e menjëhershme të masave, si shumica e vendeve,” ka thënë Rohde. Ambasadori gjerman pranoi gjithashtu faktin që ende nuk është arritur një marrëveshje për heqjen e këtyre masave, duke shtuar se kjo situatë krijon një çekuilibër dhe ka efekte konkrete mbi Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Macron diskuton me Vuçiq për temat dypalëshe dhe integrimin Evropian të Serbisë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij serb, Aleksandar …