Jose Manuel Albares: Zgjidhja me dy shtete është e vetmja mënyrë për të garantuar një paqe të drejtë në Lindjen e Mesme

Jose Manuel Albares: Zgjidhja me dy shtete është e vetmja mënyrë për të garantuar një paqe të drejtë në Lindjen e Mesme

Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares, thotë se zgjidhja e vetme është formimi i një shteti të pavarur palestinez që do të përfshinte Gazën, Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si kryeqytet i tij. Duke folur në një konferencë shtypi përpara fillimit të një takimi ministror në Madrid, Albares tha se një bashkëjetesë e sigurt dhe paqësore e izraelitëve dhe palestinezëve do të ishte e mundur përmes formimit të një shteti të pavarur palestinez që do të përfshinte Gazën, Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si kryeqytet i tij. Kjo është ajo që e motivoi Spanjën për njohjen më 28 maj të Palestinës si shtet, së bashku me Norvegjinë, Irlandën dhe Slloveninë”, tha ai. Duke shprehur mbështetje për përpjekjet për të siguruar një marrëveshje urgjente armëpushimi për Gazën, Albares shtoi se nuk ka asnjë justifikim për të vazhduar shtyrjen e marrëveshjes dhe për të zgjatur vuajtjet e miliona civilëve të pafajshëm

Kontrolloni gjithashtu

Pjetër Shala

Gjykata Speciale refuzon kërkesën e Pjetër Shalës për mosparaqitje në seancën e shpalljes së Urdhrit për Zhdëmtim

Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes për të lejuar …