Ambasadori amerikan, Josef Adam Ereli, ish-zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, ka reaguar ashpër kundër Gjykatës Speciale, duke e quajtur atë si “vatër të dallavereve tinëzare në Hagë”. Ish-zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Sekretarët e Shtetit të SHBA-së, Colin Powell dhe Condolee, përmes një analizë të publikuar, thotë se prokurorët e vendosur në Hagë vazhdimisht po dështojnë të përmbushin idealet e larta të cilave, pretendohet se u shërbejnë. Qyteti holandez i Hagës ka një reputacion për integritetin dhe pavarësinë gjyqësore. Është selia e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe e një numri gjykatash ad hoc që përfshijnë Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Gjykatën Speciale për Libanin dhe Gjykatën Speciale, detyra e së cilës është për të gjykuar vetëm shqiptarët e Kosovës, të akuzuar për krime lufte, në luftën e atij vendi për pavarësi 22 vjet më parë. “Procedurat ligjore në nivel nacional u nënshtrohen shkallëve të ndryshme të mbikëqyrjes gjyqësore. Sjellja e joetike e prokurorisë është arsye për hedhjen poshtë të aktgjykimeve në apel. Një mundësi i tillë nuk ekziston për të pandehurit e Kosovës. Drejtësia duhet të vendoset për krimet e kryera gjatë luftës së Kosovës për pavarësi. Por kjo nuk mund të ndodhë nëse dënimet sigurohen me anë të dallavereve tinzare që njollosin Gjykatën Speciale me dyshim dhe armiqësi nga shumë njerëz në Kosovë, veprimet e deritanishme të gjykatës shërbejnë vetëm për të kompromentuar më tej pretendimet e saj për paanshmëri”, ka shkruar ambasadori Adam Ereli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …