Josep Borell: Kosova i vendosi sanksione Rusisë edhe pse ka shtete të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e saj

Gjashtë ministrat e Punëve të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Kosovën,  janë ftuar që të marrin pjesë në një drekë jo formale, në Bruksel,  për herë të parë me ftesën e shefit, Josep Borell. Pas takimit  ka mbajtur konferencë për shtyp dhe si zakonisht e verbalisht ka folur edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën. Në këtë takim ndër të tjera siç kishte njoftuar Borrell do të bisedohej për Ballkanin Perëndimor dhe për ndikimin e luftës në këtë rajon si dhe krizën ekonomike. Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor e kanë dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës dhe i kanë vendosur Rusisë sanksione, përpos njërës”, tha Borrell, duke e thumbuar Serbinë për mosveprimin e tyre në këtë çështje. “Kosova as që pati nevojë t’i vendoste sanksione Rusisë, pasi që ka shtete të BE’së që nuk e njohin pavarësinë e saj, por ajo e bëri një gjë të tillë”, tha kryediplomati i BE-së. Borrell theksoi po ashtu se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të rrezikuara nga Rusia, e për këtë duhet të veprojë BE-ja, duke hapur menjëherë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …