Josep Borell: Shpreh shpresën time se Turqia mund të përdorë ndikimin mbi Rusinë për të ndalur luftën në Ukrainë

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, i ka shprehur ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavushoglu, shpresën e tij se Ankaraja mund të përdorë ndikimin e saj mbi Rusinë, transmeton Anadolu Agency. Borrell ka bërë një deklaratë lidhur me bisedën telefonike të kryer me ministrin turk Çavushoğlu. Ai tha se ka vënë theksin mbi rolin e Turqisë  në sigurimin e marrëveshjes së OKB-së për eksportin e drithit ukrainas dhe pakësimin e agresivitetit të Rusisë kundër Ukrainës. Borrell bëri të ditur se kanë diskutuar edhe ndikimin e sanksioneve të BE-së. “Kam shprehur shpresën time se Turqia  mund të përdorë ndikimin e saj mbi Rusinë për të ndalur luftën e pakuptimtë”, është shprehur Borrell.

Kontrolloni gjithashtu

Lahi Brahimaj: AAK-ja s’ka ndryshuar qëndrim për çështjen e kryeparlamentarit

Deputeti i AAK, Lahi Brahimaj, ka konfirmuar se ky subjekt politik nuk ka ndryshuar qëndrim …