Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borell në konferencë për media pas takimit të Këshillit të ministrave të jashtëm BE-së, ka thënë se situata në Kosovë është më e rrezikshmja që nga viti 2013. Ai ka ftuar Kosovën dhe Serbinë që të tregojnë urgjentisht gatishmëri për të ecur para e për t’i ulur tensionet. Kosova duhet të tregojë fleksibilitet për çështjen e targave, ndërsa duhet të nisë edhe punën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Serbët e Kosovës duhet të kthehen në institucione të Kosovës, autoritetet e Kosovës të tregojnë fleksibilitet për targat, e të punojnë në implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe pa vonesa, ka thënë Borrell. Duhet të ulen tensionet që po arrijnë në nivele të rrezikshme. Mund të themi se jemi duke u përballur me krizën më serioze e të rrezikshme që nga viti 2013, pra në dhjetë vjetët e fundit. Të dyja palët duhet të tregojnë urgjentisht gatishmëri për të ecur para e t’i ulin tensionet. Nuk është e pranueshme nga asnjëra palë që të injorojë apo shkelë marrëveshjet e arritura në dialog”, u shpreh Borrell. BE-ja dhe Amerika i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë për dhjetë muaj zbatimin e planit për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe, me qëllim shmangien e tensioneve. Qeveria e Kosovës, megjithatë, ka nisur zbatimin e planit më 1 nëntor.
Kontrolloni gjithashtu
Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …