Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të hyjnë bllok në BE. Ai theksoi se në masë të madhe edhe më tutje është i pranishëm mospajtimi midis Prishtinës dhe Beogradit. Por ka shtuar se çështja e Ballkanit paraqet shqetësim të veçantë për BE-në. Borell ka thënë se “fqinjësia e BE-së praktikisht është në flakë” prandaj angazhohet “për përgjigje të vendosur dhe unike” të të gjitha vendeve anëtare të bllokut. Duke folur për rajonin e Mesdheut, Borell theksoi se tensionet midis Greqisë, Turqisë e Qipros kanë nisur të rriten eksponencialisht dhe ka rrezik serioz që konflikti të tejkalojë fjalët.
Kontrolloni gjithashtu
Përplasje verbale në Kuvendin e Prishtinës për Planin Zhvillimor Komunal 2025–2033
Një përplasje verbale ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës ndërmjet ish-nënkryetarit Dardan Sejdiu …