Josep Borrell: Albin Kurti, nuk ka pranuar të fillojë procesi i themelimit të Asociacionit, pa formalizmin e njohjes si hap i parë

Josep Borrell: Albin Kurti, nuk ka pranuar të fillojë procesi i themelimit të Asociacionit, pa formalizmin e njohjes si hap i parë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, ka njoftuar se në takimin e nivelit të lartë të së enjtes në Bruksel, nuk është arritur dakordim mes palëve. Në një konferencë për media, Borrell ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka pranuar që të fillojë procesin e themelimit të Asociacionit duke insistuar në formalizmin e njohjes de-facto si hap i parë. Borell thotë se Aleksandar Vuçiq, ka pranuar kompromisin e paraqitur nga BE-ja, ndonëse në fillim kishte shkuar në Bruksel me një propozim të vetin.  Borrell tha se ka propozuar që palët të nisin paralelisht zbatimin e kërkesave. Ne kemi propozuar të zbatohen këto paralelisht, të sigurohet që të marrë diçka e të japë diçka. BE-ja dhe komuniteti i gjerë ndërkombëtar, përfshirë partnerët amerikanë, e shohin këtë si rrugë të vetme për të funksionuar zbatimi. Të dyja duhet të kenë garanci se veprimet shpërblehen, me masa nga pala tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …