Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell ka thënë se Bashkimi Evropian insiston në faktin që Kosova ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumice serbe sa më shpejt që të jetë e mundur, në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013. Ai i dha një mesazh të prerë kryeministrit Albin Kurti, shtoi se nuk ka mundësi ta detyrojë Kosovën ta bëjë këtë, Po ashtu, Borrell është shprehur se BE-ja vazhdimisht u ka kujtuar institucioneve të Kosovës që të zbatojnë shpejt dhe plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronësinë e tokës në Manastirin e Deçanit pa ndonjë vonesë të mëtejshme.
Kontrolloni gjithashtu
Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve
Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …