Joseph Borrell, njofton se sot do t’i informojë liderët e BE-së për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës

Josep Borrell: Do të ulem për të biseduar së bashku me kryetaren e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dje ka deklaruar se do të ulet së bashku me kryetaren e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryetarin  e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të biseduar gjatë samitit të BE-së  që po i vazhdon punimet edhe sot, në Grenadë të Spanjës. I pyetur nëse ka takim të caktuar mes Osmanit dhe Vuçiqit, Borrel tha se takimet bëhen për t’i ulur tensionet. Presidentja Osmani do të jetë këtu dhe po ashtu presidenti Vuçiq. Në Kishinjev, ne u ulëm së bashku, biseduam për këtë, dhe sot do ta bëjmë të njëjtën gjë. Por, gjendja është shumë më e keqe sot sesa në kohën e Kishinjevës. Lidhur me këtë propozim zonja Osmani kishte thënë se nuk ka arsye për ta takuar kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq para se ndaj tij të vendosen sanksione për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …