Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell ka emëruar Thomas Szunyog shef të ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Detyrën si shef i ri i zyrës së BE-së do ta marrë nga 1 shtatori 2020 deri më 31 gusht 2021. Ai do të zëvendësojë Natalya Apostolovan e cila ishte në krye tëkësaj detyre që nga 20 korriku i 2016-ës. EUSR luan një rol kryesor në promovimin e një Kosove të qëndrueshme, paqësore, demokratike dhe multi-etnike, përfshirë forcimin e stabilitetit në rajon dhe kontributin në bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në Ballkanin Perëndimor. EUSR promovon një Kosovë që është e përkushtuar për sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e pakicave dhe trashëgimisë kulturore dhe fetare. EUSR mbështet perspektivën evropiane të Kosovës dhe afrimin me BE në përputhje me perspektivën e rajonit dhe në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …