leoni

Josep Borrell, e ka quajtur arrestim, dhe jo kidnapim, kapjen e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës

Shefi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell, e ka quajtur arrestim kapjen e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës të mërkurën. Atje ka ndodhur një incident me arrestimin e tre policëve. Po mundohemi të kuptojmë  krejt se çfarë ka ndodhur, tha ai. Në një deklaratë për media, të shpërndarë në faqen zyrtare të Bashkimit Europian, Borrel ka njoftuar se do t’i ftojë në një takim urgjent Kosovën dhe Serbinë javën e ardhshme, në Bruksel. Policia e Kosovës tha se mesditën e së mërkurës, tre policë kufitarë janë marrë gjatë një patrullimi në vendin e quajtur, Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës, në komunën e Leposaviqit.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Do të bashkëpunojmë me Qeverinë Haradinaj vetëm për ta mbrojtur interesin kombëtar

Aida Dërguti: Kryeministri duhet të kërkojë falje për sjelljen ndaj opozitës

Ish-deputetja Aida Dërguti, ka theksuar se Albin Kurti duhet të kërkojë falje për sjelljen e …