Në Evropë nuk ka vend për mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës, thuhet në deklaratën e përbashkët të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe komisionerit Oliver Varhely, në 27 vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës. Në këtë deklaratë, e cila nderon viktimat e këtij gjenocidi, thuhet se “ne qëndrojmë së bashku, në pikëllim, me të afërmit dhe miqtë e tyre që i mbijetuan gjenocidit”. Sipas Borrell dhe Varhely ende edhe sot paqja nuk mund të merret si e mirëqenë. “Agresioni i pajustifikuar dhe i paprovokuar i Rusisë kundër Ukrainës ka rikthyer një luftë brutale në kontinentin tone”. “Është më shumë se kurrë detyra jonë të kujtojmë gjenocidin e Srebrenicës, si pjesë e historisë sonë të përbashkët evropiane”, thuhet në deklaratën e përbashkët. Në deklaratë thuhet se vrasjet masive dhe krimet e luftës në Ukrainë sjellin kujtime të gjalla të atyre që u dëshmuan në luftën në Ballkanin Perëndimor në vitet 1990.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …