Përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian për punët e jashtme, Josep Borell është deklaruar për takimin e sotëm në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ai ka thënë se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ai po ashtu ka shtuar se pret që të dy udhëheqësit e dy vendeve të jenë të hapur për të gjetur gjuhë të përbashkët. “Sot në mëngjes po e fillojmë takimin e dialogut të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë. Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar sërish se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë. Unë pres që të dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibël për të gjetur gjuhën e përbashkët”, ka shkruar Josep Borrell.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …