leoni

Josep Borrell: Fatkeqësisht, nuk pati progres në zbatimin e marrëveshjes për shkak të kushtëzimeve të Albin Kurtit

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europiane, Josep  Borell ka kritikuar delegacionin e Kosovës  pas takimeve me Kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin   serb Aleksandar Vuçiç, për dështimin e mbajtjes së një takimi trepalësh. Borrell fajësoi Kosovën për dështimin e takimit, duke theksuar se Kosova nuk ishte e gatshme për një takim trepalësh, ndërsa Serbia shprehu gatishmëri. “Fatkeqësisht, nuk pati progres në zbatimin e marrëveshjes së normalizimit,” tha ai. Borrell shpjegoi se Kryeministri Kurti paraqiti tre kushte të reja për angazhimin e mëtejshëm në procesin e normalizimit: Formalizimi i Marrëveshjes Bazë përmes nënshkrimit nga krerët respektivë, tërheqja e letrës zyrtare të dorëzuar nga ish-Kryeministrja serbe Ana Bernabiç, dhe dorëzimi i Milan Radoiçiç dhe grupit të tij paramilitar tek autoritetet kosovare. Para takimit, BE paraqiti një propozim të ri për planin e implementimit të marrëveshjes, por kushtëzimet e paraqitura penguan diskutimet mbi zbatimin e tij. Kështu, qëndrimet e palëve mbetën larg njëra-tjetrës.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …